Transmetuar më 13-07-2017, 08:40

Ish-Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva është dënuar me 9 vite e gjysëm burg, për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Ish-numri një i shtetit brazilian, akuzohet se ka marrë në formën e një ryshfeti një apartament në bregdet nga kompania ndërtimore “OAS”.

I i ka mohuar kategorikisht akuzat, teksa thotë se gjithçka është e motivuar politikisht. Rasti është pjesë e një hetimi të gjerë për korrupsion ku është e përfshirë kompania shtetërore e naftës Petrobras, që ka turbulluar politikën braziliane dhe ka rezultuar me arrestimin e një shumë krerëve të bizneseve e politikanëve të lartë. 

Gjykatësi federal Sergio Moro tha se nuk urdhëroi arrestimin e  menjëhershëm të Silvas sepse dënimi i një ish presidenti përbënte një çështje shumë serioze dhe fillimisht çështja duhet të trajtohej edhe nga një Gjykatë Apeli.

Sipas ligjit brazilian, Silva nuk do të lejohet të kandidojë për postin e presidentit.