Transmetuar më 13-07-2017, 08:07

Këngëtarja nga Kosova me famë ndërkombëtare, Dua Lipa po shijon në maksimum suksesin e këngës së saj më të re të cilën e ka publikuar me videoklip “New Rules”.

Kënga ka ritëm dhe klip veror, ndërkohë që ende pa mbushur një javë nga publikimi ajo ka marrë më shumë se 10 milionë klikime në kanalin zyrtar në Youtube.

Dua duket se është tejet e lumtur me këtë fakt duke postuar kështu në Instagram një foto ku shihet e zhveshur në pjesën e poshtme të trupit.