Transmetuar më 12-07-2017, 23:49

Douglas Costa është blerja më e fundit e skuadrës së Juventusit.

Brazilini i cili la Bayern Munchen, kaloi te Juventus për 47 milionë euro, mes huazimit, të drejtës së blerjes.

Costa do të mbajë te Juventus numrin 11, atë që ka mbajtur edhe më parë te Bayern.

“Jam i nderuar që jam këtu dhe që jam pjesë e një klubi të madh. E njoh të gjithë historinë e Juventus-it dhe do të punoj për të qenë edhe unë pjesë e saj. Falënderoj tifozët dhe u them që do të jap gjithçka për të fituar”,-janë fjalët e para të Costas./a.k/noa.al/