Transmetuar më 12-07-2017, 23:27

Një adoleshente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka humbur jetën në mënyrë tragjike teksa po përpiqej të karikonte telefonin në dush.

Adoleshentja 14-vjeçare, po bënte banjë në shtëpi kur ka humbur jetën.

Sipas familjes së saj, ajo po mundohej të karikonte telefonin, ndërsa qëndronte ulur në vaskë.

Gjyshja e saj ka deklaruar se në dorën e mbesës u panë shenja djegie.

Vajza aktivizohej me basketboll në shkollën e saj.