Transmetuar më 12-07-2017, 22:47

Një adoleshente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka befasuar të gjithë ndërsa ka vrarë nënën e saj dhe më pas ka djegur shtëpinë për të fshehur krimin.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Morrison të Illiniosit, ndërsa pas krimit Anna Schroeder, 15 vjeçe, ka postuar një mesazh në llogarinë e saj në Facebook:

“Unë nuk e nëse tani më shikon, por nëse je duke më shikuar, dua që të dish se ti je mikja ime më e mirë. Kam pasur aq shumë gjëra për të të thënë. Më vjen keq që s’kam qenë vajzë e sjellshme. Të dua shumë dhe nuk do të të harroj kurrë”.

Mediat amerikane të cilat, citojnë policinë, shkruajnë se Anna ka kërkuar nga nëna e saj që të vendosë një peshqir në fytyrë dhe më pas e ka qëlluar në ballë.

Motivet e vrasjes ende janë të paqarta, ndërsa adoleshentja ndodhet në paraburgim./a.k/noa.al/