Transmetuar më 12-07-2017, 22:19

Rekord vizitorësh në një ditë të vetme, në rrjetin e kinemave “Cineplexx” në Shqipëri dhe rajon.

Filmat më të mirë dhe më të fundit, përfshirë ato 3D, u ndoqën në mbarë kinematë e “Cineplexx” me çmimin simbolik prej 200 lekësh.

Plot 38 orare gjatë gjithë ditës, biletat në pjesën më të madhe ishin shitur në avancë.

Kush ishin filmat që u ndoqën më shumë në “Cineplexx” dhe si “Crazy Day” vjen dy herë në vit në rrjetin më të madh të kinemave 

Fillimi i një Vere të Freskët u shënua në çdo kinema të Cineplexx

Dje, rrjeti rajonal i kinemave Cinneplex priti më shumë se 60 mijë persona me një ofertë të veçantë, duke shpallur kështu fillimin e një aksioni verior me emrin Verë e Freskët. Përveç eksperiencës së jashtëzakonshme me filma, Cineplexx ofron po ashtu edhe nga një pije “freskuese” për çdo vizitor. Me mijëra vizitorë shijuan filmat më të shikuar të verës me një rezolucion të lartë dhe me një çmim të ulur bilete.

Cineplexx Cinema ofron një ndërthurje të kinemasë tradicionale, fillimet e së cilës e kanë origjinën që në vitin 1967, dhe të kinemasë moderne me teknologji 3D, me sistem zëri të cilësisë së lartë dhe me stola mjaft të rehatshme. Këta elementë po e bëjnë atë një vend të parapëlqyer për të gjithë adhuruesit e filmave. Dje, këto kinema në Slloveni, Serbi, Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri dhe Kosovë hapën dyert për vizitorët me një çmim bilete të ulur për të gjitha shfaqjet e ditës. Cineplexx u ofroi të gjithë shikuesve një përvojë të jashtëzakonshme me projeksione me cilësi të lartë dhe të gjitha komfortet që sallat e kinemave kanë, e shoqëruar me një çmim mjaft të mirë dhe filma për shijet e të gjithëve si “Despicable me 3”, “Spider-Man: Homecoming”, “Transformers: The Last Knight”,  “Baywatch”, “Rough night”…

Duke investuar vazhdimisht për t’i kënaqur shikuesit sa më shumë, Cineplexx është bërë një nga kinematë më të mira në rajon që ofron përvojën e duhur për ta dhe duke shërbyer si një vend i paharrueshëm për të gjithë pjesëtarët e familjes.

Cineplexx International: Një lider në Evropën Juglindore

Që në fillim të përhapjes së saj në vitin 2009, Cineplexx e ka fuqizuar vazhdimisht pozitën e saj në Evropën Juglindore. Kinemaja e parë Cineplexx u hap në vitin 2011. Rrjeti Cineplexx ka 42 multiplekse dhe 6 kinema tradicionale në Austri, Serbi, Mal të Zi, Kroaci, Slloveni, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni, Shqipëri, Greqi dhe Itali, me një numër total prej 323 salla kinemash. Me afro 1,350 punëtorë, Cineplexx frekuentohet nga afro 12 milionë shikues në vit.

“Kompania jonë është e pozicionuar mjaft mirë në rajon dhe ne jemi një lider në tregjet e disa vendeve të ndryshme. Kinematë janë mjaft të përhapura në Evropën Juglindore. Një numër i madh qendrash tregtare dhe kinemash e konsiderojnë si një element të rëndësishëm zbavitjeje”, tha Kristof Papusek, drejtues i Cineplexx International gjatë hapjes së kinemasë në Nish dhe në Prishtinë. Sot, Cineplexx është një nga rrjetet më të mëdha të kinemave në Ballkanin Perëndimor me një total prej 20 kinemash në nëntë vende të Evropës Juglindore.