Transmetuar më 12-07-2017, 18:58
Pamjet që shikoni në videon më poshtë janë filmuar nga një kamerë në rrugë.
Në të dëshmohet një aksident i tmerrshëm, i cili ndodhi në autostradën e Gyeongbu, mes Seoul dhe Busan, në Korenë e Jugut në 9 korrik.
Autobusi befas humb kontrollin dhe nis të shkatërrojë dhe shtyp makinat që ka përpara, para se të ndalojë.
Si pasojë e aksidentit dy persona humbën jetën dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur.
Skena e aksidentit tragjik u përhap me shpejtësi në të gjithë botën, duke u cilësuar si një ndër më të rëndat që mund të jetë parë. /a.y/noa.al