Transmetuar më 12-07-2017, 18:42

Një vështrim i fundit i Hawaii dhe më pas hedhja prej kraterit të vullkanit Kilauea. Në çantën që kishte lënë buzë kraterit, u gjet një letër lamtumire.

Leo Adonis, një 38- vjeçar amerikan vendosi që t’i japë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e kraterit të vullkanit në tokë.

Kërkimet për të nisën pasditen e së shtunës, kur dy ekskursionist gjetën çantën e tij të braktisur.

Por gjatë mbrëmjes kërkimet u ndërprenë për shkak të kushteve meteorologjike. Vetëm gjatë së dielës, trupi i tij u gjet nga një helikopter.

Siç tha xhaxhai i tij, Leo kishte jetuar në California, ndërsa më tej u transferua në Pahoa, të Hawaii. Aty kishte lënë zemrën dhe aty i dha fund dhe jetës.

“Leo ishte nipi im. Është e vështirë ta pranoj idenë se nuk kishte rrugë tjetër përveç flijimit. Ishte njeri i mirë. Zoti e bekoftë shpirtin e tij. Uroj që të ketë gjetur paqen që kërkonte”, tha xhaxhai i tij.

Megjithatë policia po vijon hetimet për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes, ndërsa në letër kishte shkruar fjalë lamtumire ndaj botës. /a.y/noa.al