Transmetuar më 12-07-2017, 18:23

Fakti që kafshët shtëpiake janë shumë të lidhura me fëmijët, është i ditur. Por pamjet që do shihni në videon që sjell noa.al, janë drithëruese pasi në të shihet një vogëlushe, pranë një gjarpri gjigant piton, teksa shohin bashkë televizor në divan.

Një përdorues i Youtube i identifikuar si Edness Taoka ka publikuar pamjet e pazakonta.

Në to shihet se si vajza vetëm tre vjeçe, shikon televizor dhe luan në shoqërinë e gjarprit me emrin Cher.

Synimi i videos ishte të tregonte që gjarpërinjtë nuk janë të rrezikshëm, por këto pamje ngjallën indinjatën e shumë njerëzve në mbarë botën. /a.y/noa.al