Transmetuar më 12-07-2017, 17:59

Për këngëtaren Manjola Nallbani dhe familjen e saj, sot është një ditë e veçantë, bashkëshorti i saj Sokoli feston ditëlindjen.

Me këtë rast Manjola ka publikuar një fotografi të tyre në Instagram, ku thotë fjalë gjithë ndjenjë.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime”, shkruan Manjola, e cila duket e lumtur nga martesa me të.

Manjola ka treguar sot se burri që ka në krah është dashuria e jetës së saj.

Sokol Tona është gjyqtar dhe ndoshta për këtë fakt, kanë qenë të rralla rastet kur këngëtarja e ka ndarë me publikun momente me të.

Manjola dhe Sokoli janë prindër të një vajze adoleshente me emrin Sindi. /a.y/noa.al