Transmetuar më 12-07-2017, 17:46

Një histori prekëse, nga ato më të rëndat për t’u përballuar. Një grua angleze, Ali Farbace, publikoi në Facebook fotografinë e lamtumirës së djalit të saj, vetëm 21 muajsh, i cili u nda nga jeta para kohe.

Gruaja dhe i shoqi i saj Dan, kaluan ditë e netë të tëra në spitalin e fëmijëve në Sittingbourne, të Kent.

Vogëlushi erdhi në jetë para kohe, më 29 shtator të vitit 2015 dhe qëndroi për 16 ditë në spital.

Por për shkak të problemeve shëndetësore ai u rikthye sërish në spital në prill të vitit 2016, pasi se prindërit pikasën disa shenja të çuditshme në lëkurën e tij.

Mjekët e shtruan vogëlushin në spital, nga ku bën zbulimin tragjik, Danieli i vogël ishte prekur nga leucemia.

Që nga ai moment, pjesën më të madhe të kohës, vogëlushi e kaloi në spital, deri kur në 19 qershor u nda nga jeta.

“Kur njerëzit na thonë, na vjen keq për humbjen tuaj, mua nuk më vjen mirë. Unë nuk mendoj se ai humbi ndonjë gjë, ai sakrifikoi jetën e tij për ne. Unë doja një jetë cilësore për të, por nuk ishte e mundur nuk ishte e drejtë, ne nuk donim që ai të vuante”, thotë nëna e tij, shkruan noa.al.

Ajo dhe i shoqi kaluan nëntë ditë me djalin pas vdekjes së tij, në mënyrë që të ruanin sa më shumë kujtime me të.

“Veprimi i fundit i tij, ishte të na shpëtonte ne. Ai shpëtoi prindërit e tij, nga vendimi i pamundur për të hequr dorë nga përkujdesja ndaj tij”, thotë gruaja. /a.y/noa.al