Transmetuar më 12-07-2017, 17:08

Riatdhesohen drejt vendit tonë 30 shqiptarë që kishin aplikuar për azil në Francë, të cilët mbërritën pak pas mesditës së sotme në aeroportin “Nënë Tereza”, të depërtuar nga autoriteteve franceze.

Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Stefan Çipa tha për mediat se mënyra e aplikimit për azil në vendet e Bashkimit Europian nuk miratohet për shqiptarët, pasi Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt.

“Shanset e përfitimit nga shtetas shqiptarë të azilit ekonomik apo politik në hapësirën e vendeve të BE, janë zero. Vetë ky grup, por dhe grupe të tjera, duhet t’i japin fund një aventure shumë të kushtueshme për ta dhe për familjet e tyre. Dhe vetë kjo tregon thirrjen e herëpashershme që autoritetet shqiptare u kanë bërë shtetasve të vet, që të heqin dorë nga kjo tentativë e cila kuptohet është e destinuar të dështojë”, u shpreh Çipa.

Ai u bëri apel qytetarëve shqiptarë që të kuptojnë, se aplikimi për azil vendet e Bashkimet Europian, do ketë këtë përfundim që kishin dhe ky grup i ardhur sot, do të rikthehem në vendin e tyre, do kenë mosmiratim të lejes dhe sanksione.

Nga ana e tij drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako deklaroi se këto iniciativa të paligjshme, të cilat cenojnë të gjitha rregullat e vendosura nga Bashkimi Europian nuk janë në pritshmërinë edhe në objektivat e të gjithë shtetit shqiptar.

“Mmë duhet të them se Policia e Shtetit shqiptar, Kufiri, Emigracioni, por edhe të gjitha strukturat e hetimit të krimeve në Policinë e Shtetit do të vazhdojnë të hetojnë intensivisht të gjitha Agjencitë ose grupet e caktuara dhe të strukturuara, të cilat përfitojnë mbi bazën e këtyre iniciativave, ose të interesave të caktuara të grupeve shoqërore të cilët orientohen në mënyrë të paligjshme për të kërkuar azil në vendet e BE”, deklaroi Çako.

Ai u bëri apel qytetarëve që të orientohen dhe t’i drejtohen respektimit të gjitha normave konform punësimit të ligjshëm me të gjitha procedurat që orientohen nëpërmjet MPJ-së ose të gjitha agjencive të tjera. /a.y/noa.al