Transmetuar më 12-07-2017, 14:20

Olsi Klosi, është protagonisit i Big Brother Albania të këtij viti, i cili për shkak të lidhjes me Fiorentinën, tërhoqi jo pak vëmendje.

Por Olsi i cili e ka pranuar dhe vetë se ka qenë në burg, duket se ka shoqëri me “djalin e mbrapshtë”, reperin Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi.

“Gjeni ndryshimin, qesh djalë i keq”, shkruan Olsi në fotografitë e publikuara në Instagram, ku shihet në lagjen e Stresit.

Ajo që bie në sy është ngjashmëria e madhe mes tyre, si në pamje dhe në stilin e të veshurit. /a.y/noa.al