Transmetuar më 12-07-2017, 08:58

Prania e buburrecave në shtëpi është e bezdisshme, por po ashtu edhe një sfidë e vërtetë për t’i eliminuar të gjithë. Ata mblidhen në vende ku ka ushqime të hapura, apo vende të pista, dhe vështirë se mund të largohen kollaj.

Por, ka një mënyrë fantastike për t’i eliminuar nga shtëpia shumë më shpejt nga sa mund ta kishit menduar. Për këtë ju duhen vetëm disa përbërës që gjenden në kuzhinën tuaj.

Përbërësit:

½ filxhan çaji miell

1 qepë e grirë

3-4 lugë gjelle acid boric (pluhur/ e gjeni në farmaci)

Pak sheqer

Pak birrë

Përgatitja dhe përdorimi:

Hidhini të gjithë përbërësit në një enë mesatare dhe përzieni mirë derisa të bëni një pastë homogjene.

Vendoseni përzierjen në të gjitha zonat ku keni pikasur buburreca. Sigurohuni që të mbani larg fëmijët ose kafshët nga kjo përzierje, pasi është toksike. Shumë shpejt do t’i gjeni të gjitha insektet të ngordhura rreth përzierjes.