Transmetuar më 12-07-2017, 08:42

Shumica e duhanpirësve e kanë të vështirë, ndoshta të pamundur, që të heqin dorë nga ky ves. Dhe për të gjithë ata që nuk e lënë dot cigaren, të paktën mund të minimizojnë sado pak rrezikun në mushkëri.

Ekzistojnë disa produkte që ndihmojnë në pastrimin e mushkërive.

Ja disa prej tyre:

Qepa

Si qepa e bardhë ashtu edhe e kuqja përmbajnë kompozime me veprim antioksidativ. Qepa ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve, mes të cilave infeksionet dhe kanceri i mushkërive. Te personat, që tashmë kanë karcinomë, parandalon rritjen e qelizave të reja.

Xhenxhefili

Është një tjetër produkt i fuqishëm për nxjerrjen e toksinave nga mushkëritë. Mund të pini çaj nga rrënja e xhenxhefilit, i cili lehtëson frymëmarrjen, ndërsa edhe mund ta hani atë.

Portokalli

Përveç që është burim i pasur i vitaminave, portokalli po ashtu përmban edhe kriptoksantinë, që ka veprim kundër kancerit të mushkërive.

Hithra

Kjo bimë e gjelbër është e pasur me hekur, dhe po ashtu është mjet shumë i dobishëm për detoksikim të mushkërive dhe luftën kundër infeksioneve.

Çaji nga halat e pishës

Ky çaj më së shpeshti shërben për shpëlarjen e fytit dhe gojës. Megjithatë mund të jetë aleat i mirë në luftën kundër kancerit të mushkërive. /k.k/noa.al/