Transmetuar më 12-07-2017, 08:23

Gatimi në shtëpi siguron vlerat ushqyese që i duhen dietës sonë. Megjithatë, kur vjen koha për të pastruar dhe për të vënë rregull, dalin vështirësitë dhe të gjitha pasojat e përgatitjes së ushqimit në shtëpi.

Yndyra dhe substanca të tjera që janë lëshuar gjatë përgatitjes së ushqimit ngjiten në enë. Disa mund të mendojnë se përdorimi i kimikateve mund të jetë një alternativë e mirë për të eliminuar papastërtitë, por përdorimi i tepruar i këtyre produkteve ka një ndikim negativ në mjedis dhe në shëndet.

Të mbash gjithçka të përsosur dhe pa yndyrë do të ishte perfekte, kështu që sot do ju tregojmë një truk natyror, që do të lehtësojë pastrimin e kuzhinës. 

Llumi i kafes është një nga zgjidhjet më efikase dhe ekologjikisht miqësore për të hequr qafe yndyrën që përmbajnë enët dhe sipërfaqet e ndryshme.

Edhe pse disa nga ju e përdorin edhe për trajtime bukurie, një tjetër ide e mirë është për ta përdorur në pastrimin e shtëpisë.

Vendosni një sasi të vogël llum kafe në enët, tiganët ose në sipërfaqe që dëshironi të pastroni dhe e fërkoni me një sfungjer. 

Përdorni doreza për të pastruar, në mënyrë që produkti të mos futet në thonj.  Ju duhet të merrni në konsideratë se kjo zgjidhje nuk do të veprojë në mënyrë efektive si prodhimet e bëra me kimikate.

Megjithatë, nëse përdoret duke ndjekur këto udhëzime, ju do të kuptoni se ajo është një alternativë e shkëlqyer për të zëvendësuar kimikatet e shtrenjta që mund të jenë të dëmshme për shtëpinë tuaj.