Transmetuar më 11-07-2017, 23:39

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Kosovë.

Indeksonline shkruan se dy automjete janë përplasur në orët e mbrëmjes në kryqëzimin Sfeqelë-Ballofc të Podujevës, në rrugën kryesore e cila të çon për në Shajkofc.

Mësohet se në aksident ka edhe persona të lënduar.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por mendohet se ka qenë shpejtësia e lartë.