Transmetuar më 11-07-2017, 22:31

E kush nuk do të donte që fati t’i buzëqeshte?!

Rosa Dominguez, një vajzë në Kalifornia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka fituar mbi 600 mijë dollarë për një javë.

Ajo bleu dy bileta lotarie por për fatin e saj të mirë ajo i fitoi të dyja.

Mediat amerikane shkruajnë se njërën nga biletat ajo e bleu në Arizona, ndërsa tjetrën në Kaliforni.

“Isha shumë nervoze, doja thjesht të qaja” – tha ajo.

Rosa i bleu biletat vetëm për 5 dollarë, ndërsa tani po mendon t’i blejë vetes një makinë.