Transmetuar më 11-07-2017, 22:11

Një ngjarje tronditëse ka shokuar opinionin publik në Afrikën e Jugut, ku një baba ka vrarë vajzën e tij 5-vjeçare për shkak se i shpëtoi urina.

Babai 32-vjeçar Siphelo Melfin, humbi kontrollin dhe vrau vajzën e tij kur ajo urinoi në të mbathura.

Pasi e vrau të voglën, ai e varrosi në kopshtin e shtëpisë.

Fillimisht ai kishte hequr rripin dhe e kishte qëlluar pa mëshirë, derisa e kishte lënë pa ndjenja, pavarësisht lutjeve të nënës së të miturës.

Gjykata e ka dënuar me 20 vite burg, babain 32-vjeçar për shkak të vrasjes dhe fshehjes së krimit./a.k/noa.al/