Transmetuar më 11-07-2017, 19:18

Portieri Gianluigi Donnarumma rinovon me skuadrën e Milanit deri në vitin 2021.

Portieri i talentuar i ka dhënë fund “telenovelës” duke firmosur me kuqezinjtë dhe ku do të përfitojë 6 milionë euro në sezon.

Nëse Milani nuk do të arrijë të kualifikohet për në Champions League sezonin e ardhshëm, klauzola e largimit të portierit të kombëtares italiane do të jetë 50 milionë euro.

Por nëse Milani kualifikohet në Champions, vlera e kësaj klauzole shkon 100 milionë.

Pjesë e Milanit u bë edhe vëllai i madh i Giggios, Antonio Donnarumma, i ardhur nga Asteras Tripolis nga kampionat grek.

Ky i fundit do të përfitojë si portier i dytë 1 milion euro në sezon./a.k/noa.al/