Transmetuar më 11-07-2017, 18:14

Një grua terroriste pjesë e ISIS, u hodh në erë bashkë me djalin e saj të vogël. Në mes të shumë civilëve që po arratiseshin nga zona e vjetër në Mosul, gruaja kamikaze e cila mbante veshur një rrip eksplozivi u hodh në herë, pasi tërhoqi mekanizmin që mbante në dorë, shkruan noa.al.

Por në këtë akt ajo tërhoqi drejt vdekjes dhe të birin fare të vogël që mbante në krahë. Në atentat mbetën të plagosur dy ushtarë irakenë dhe disa civilë.

Ngjarja e fundjavës së lënë pas, u bë publike nga operatori i televizionit iraken, ‘Al-Maëleya Tv’, i cili publikoi pamjet që po bëjnë xhiron e botës. /a.y/noa.al