Transmetuar më 11-07-2017, 17:49

Një e hënë përtej te zakonshmes ajo e djeshmja, për pushuesit e një plazhi në Anapa, qytet rus në brigjet e Detit të Zi.

Një burrë çoi në plazh mes pushuesve një krokodil. Prania e tij tmerroi pushuesit, ashtu sikundër të tjerë i kuriozoi duke e filmuar, ndërsa të tjerë pozuan përkundër pagesës për një fotografi.

Por pasi pamjet e ditës së djeshme, e hënë, u publikuan në rrjetet sociale, ku i zoti i krokodilit u identifikua dhe arrestua nga policia.

Siç shkruan noa.al, ai e mbante krokodilin në një akuarium në shtëpinë e tij, ndërsa mësohet se e kishte nxjerr në breg me synim për të fituar.

Pas arrestimit të të zotit, krokodili u dërgua në një kopsht zoologjik në qytetin e Novorossiysk. /a.y/noa.al