Transmetuar më 11-07-2017, 17:08

Një histori dashurie e ndaluar për një grua, e cila përfundoi në përleshje me thika.

Një burrë italian nga Vicenca, u kthye më herët në shtëpi, pak para mesnatës së të dielës 9 korrik, kur gjeti të shoqen në shtrat me një mikeshën e saj.

I tërbuar, ai nisi që t’i qëllojë të dyja mes ulërimave dhe fyerjeve. Kështu shpërtheu një sherr tresh i cili zgjati për disa minuta, deri kur mikja e gruas, D.M., 33 vjeçe, nxori një thikë nga çanta dhe goditi dy herë burrin e të dashurës, në kraharor dhe në shpatull.

Duke parë gjakun, gratë u tërhoqën, edhe ato me lëndime trupore, duke përfunduar në spital, ashtu sikundër dhe burri i plagosur me thikë, shkruan noa.al.

Nga hetimet e policisë, u zbulua se martesa e çiftit ishte në krizë dhe se gruaja kishte gjetur ngushëllim tek mikesha e saj. /a.y/noa.al