Transmetuar më 11-07-2017, 16:29

Një burrë vrau të dashurën e tij me të shtëna pistolete në një qendër tregtare në Rusi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Moskë, ku i dyshuari për ngjarjen, pasi i mori jetën gruas i dha fund edhe jetës.

Mediat ruse transmetojnë se viktima ishte e dashura e burrit që e vrau dhe më pas u flijua.

Gjithçka ndodhi paraditen e së martës, në qendrën tregtare për fëmijë “Lucik” në rrugën “Altufievski”, pak para se të hapej.

Në pallatin ku ndodhet qendra tregtare, gjenden edhe disa zyra. /a.y/noa.al