Transmetuar më 11-07-2017, 15:46

Dhimbjet e forta sapo zgjohesh- Nëse gjatë natës ndodh që cikli të bllokohet për shkak të lëvizjeve të limituara, sapo çoheni nga shtrati dhimbjet dhe rrjedhjet shtohen. Jo më kot sapo zgjohen, në ditët me cikël femrat shkojnë direkt në tualet.

E gjejnë veten duke pastruar kapakun e tualetit- Cikli menstrual është në prej maktheve më të mëdha të çdo femre. Një nga problemet që hasin gjatë kësaj periudhe është se duhet të pastrojnë kapakun e tualetit disa herë, për shkak të mbetjeve të ciklit.

Vendosin dy peceta gjatë natës- Disa femra e kanë ciklin shumë të bollshëm, ndaj sidomos gjatë natës marrin masa shtesë, duke vendosur dy peceta njëra pas tjetrës.

Bëhen pis kur heqin tamponin- Heqja e një tamponi, është një prej gjërave që kërkon shumë qetësi. Kjo pasi ndodh që duart të bëhen pis dhe nëse nuk keni një lavaman afër, situata është vërtetë e sikletshme.

Peceta ngjitet pas qimeve ose mishit- Pecetat standarde i kanë anësoret me ngjitës për t’u puthitur në mbathje. Por gjatë kohës që ecet, shpesh ky ngjitës kapet pas qimeve ose mishit, duke shkaktuar jo në pak raste momente dhimbjeje në momentin e heqjes.

Bëhen paranojake se mos janë bërë pis- Cila femër gjatë ciklit menstrual nuk është bëra paranojave se mos i bëhen rrobat pis? Janë të shumta ato që pyesin vazhdimisht shoqet ose koleget se mos janë bërë me njolla, shkruan noa.al.

Ndjejnë dhimbje të forta kur heqin një tampon të thatë- Çfarë ka më të keqe se heqja e një tamponi të thatë? Është një ndjesi kaq e bezdisshme dhe e dhimbshme, sa që në atë moment mallkohet vetja pse u vendos. Gjatë ditëve të fundit të ciklit do ishte më mirë të përdoren vetëm peceta normale. /a.y/noa.al