Transmetuar më 11-07-2017, 15:01

Tiranë, NOA.al- Vijon dominimi i motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në gjithë territorin shqiptar. Pjesa e dytë e ditës, do të mbetet me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa grumbullime vranësirash të përkohshme do të ketë në zonat malore lindore. Në të njëjtat kushte territori shqiptar paraqitet në mbrëmje dhe gjatë orëve të natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rënie të lehtë gjatë mëngjesit ndërsa nuk priten ndryshime të ndjeshme në orët e mesditës kur pritet që maksimumi në rang vendi të mbetet rreth vlerës 38ºC. Era do të fryjë e lehtë por deri mesatare gjatë pasdites me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 1-2 ballë.

Europa

Europa Perëndimore dhe Qendrore mbeten nën dominimin e vranësirave të shoqëruara me stuhi ere dhe shira të konsiderueshëm. Po ashtu, një pjesë e Europës Veriore paraqitet kryesisht me vranësira dhe shira të përkohshëm.

Në Europën Jugore dhe Lindore dominojnë kthjellimet dhe temperaturat shumë të larta, më e theksuar nxehtësia në zonat Juglindore të Europës. /a.y/noa.al