Transmetuar më 11-07-2017, 10:14
Publicitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bangladesh, ku një burrë xheloz i ka prerë gishtat bashkëshortes së tij, pasi nuk donte që ajo të studionte.

Rafiqul Islami i lidhi sytë dhe gojën Haëa Akhter duke i thënë se do t’i bënte një surprizë. Në vend të kësaj 30-vjeçari i ka prerë të gjithë gishtat e njërës dorë.

Një nga të afërmit e tij më pas i ka hedhur gishtat e 21-vjeçares në një kosh. Rafiqul, cili është një punëtor emigrant në Emiratet e Bashkuara Arabe, e kishte paralajmëruar gruan e tij se do të kishte ‘pasoja të rënda’ në qoftë se ajo nuk do të heqë dorë nga studimet e saj.

“Kur u kthye në Bangladesh ai tha që donte të fliste me mua,” ka thënë Akhter për The Times. “Papritmas më lidhi sytë dhe dorën, pastaj më preu gishtat”, shtoi ajo.

Vajza thotë se nuk do të heqë dorë nga studimet, madje ka filluar të mësojë të shkruajë me dorën e majtë.

Ai është arrestuar nga policia dhe po përballet me akuza të rënda dhe grupet për të drejtat e njeriut po kërkojnë burgim të përjetshëm për të.