Transmetuar më 11-07-2017, 09:39

Një foshnje e vogël ka përfunduar në shinat e trenit pasi prindërit nuk i kushtuan vëmendje dhe karroca rrëshqiti.

Mund të jetë ndër rastet më të tmerrshme pasi mund të kishte përfunduar në gjendje të rëndë, por fatmirësisht nuk ka patur dëmtime serioze, dhe as treni nuk ka pasur orar për të kaluar.

Pamjet tregojnë se prindërit ishin duke biseduar, ndërsa karroca rrëshqiti drejt e në shinat e trenit, ndërsa të dy vrapuan për ta kapur.

Në ngjarjen që ndodhi në Melbourne nuk është bërë e ditur nëse fëmija është plagosur. /k.k/noa.al/