Transmetuar më 11-07-2017, 08:29

Një avion ushtarak amerikan është rrëzuar në Misisipi, të hënën rreth orës 16:00, sipas kohës lokale. Nga kjo ngjarje e rëndë mbetën të vrarë të paktën 16 persona, sipas BBC.

Përplasja ndodhi në Le Flore County, rreth 100 kilometra në veri të Jackson, kryeqytetit të shtetit.

Të 16 viktimat ishin në aeroplanin e Korpusit të Marinës dhe nuk kishte asnjë të mbijetuar, tha drejtori i menaxhimit të emergjencave të Leflore, Fred Randle.

Avioni ishte i llojit KC-130, një nga avionët më të përdorur në ushtri.

Avionët mund të modifikohen për përdorime të ndryshme, duke përfshirë transportin e mallrave, transportimin e trupave ose mbushjen e karburantit në fluturim. /k.k/noa.al/