Transmetuar më 11-07-2017, 08:09

Që prej muajit prill, më shumë se 177 njerëz kanë humbur jetën nga kolera në Jemen. Një bilanc i vërtetë lufte ky, në një kohë që janë prekur edhe mbi 300 mijë të tjerë.

Sipas  Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, situata ka vazhduar të ddalë jashtë kontrollit, me rreth 7,000 raste të reja çdo ditë. Sistemet shëndetësore të Jemenit, ujit dhe kanalizimeve janë shkatërruar pas dy vjet konfliktesh mes forcave pro-qeveritare dhe lëvizjes rebele Houthi.

Kolera është një infeksion akut diarreik i shkaktuar nga gëlltitja e ushqimit ose ujit të kontaminuar me bakterin Vibrio cholera. k/k.noa.al/