Transmetuar më 11-07-2017, 08:02
Publicitet

Ka një fakt që, shumë njerëz duan me patjetër të marrin ngjyrë çokollate gjatë ditëve të plazhit. Dhe për ta arrirë këtë, përdorin forma nga më të ndryshmet.

Por, sekreti është te ushqimet.

Ja disa prej ushqimeve që ndihmojnë të keni një trup të nxirë, ashtu siç e dëshironi.

Karrotat: Karrota përmban shumë beta karoten, por edhe vitamine C. Konsumojeni si frut ose ne formë lëngu

Kungulli: Edhe kungulli përmban shumë beta karoten, kështu që konsumojeni te zierë apo si lëng.

Portokalli: 100 gram portokall përmban mesatarisht 39,7mg vitaminë C dhe antioksidues..

Vaji i lulediellit:100gr vaj lule dielli përmban mesatarisht 75mg vitamine E, por edhe antioksidues te tjerë.

Manaferrat: Manaferrat përmbajnë beta karoten, vitaminë C dhe vitaminë E.

Gjalpi: Përveç beta karotenit, gjalpi përmban edhe vitaminë E, selen dhe acide alfa linolike që hidratojnë lëkurës dhe ndihmojnë në nxirjen e saj.

Të tjera produkte qe do ju ndihmojnë të nxiheni më shpejt janë: kajsitë e thata, domatja, pjeshka, brokoli, luleshtrydhet, vaji i misrit, spinaqi, avokadoja, farat e grurit, thjerrëzat, hudhra, sardelet, pjepri, selinoja, speci, kikirikët, shalqiri, etj.