Transmetuar më 11-07-2017, 00:36
Publicitet

Ky është horoskopi për ditën e martë, 11 korrik 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Hëna do të jetë miqësore me të lindurit e kësaj shenje. Kështu që shijojeni! Flirtoni, dilni dhe argëtohuni me miqtë. Merreni jetën sa më lehtë, kush e merr seriozisht do vuaj.

Demi

Do të jeni gjithnjë e më shumë të acaruar, nën presionin e Hënës. Përgatituni për një betejë të vështirë, Mërkuri nuk do ju lërë rehat, duke parashikuar acarim tonesh. Nga pikëpamja fizike, do të ndiheni të lodhur.

Binjakët

Ditë shumë e bukur. Një qiell fantastik i cili do ju bëjë të shkëlqeni, të jeni shoqërueshëm dhe plot energji. Mbështetja e yjeve, do ju lejojë që të shprehni karakteristikat tuaja më të mira. Për disa parashikohen udhëtime dhe pushime, ndërsa për të tjerë flirtime pafund.

Gaforrja

E keni vështirë të shkëputeni nga kujtimet, të pranoni ndryshimet dhe përfundimin e gjërave. Do të ishte një punë e madhe për ju! Në sferën personale rrezikoni që të idealizoni një raport dashurie, duke e shkëputur nga realiteti.

Luani

Vlerësojini në maksimum këshillat e yjeve, për të dalë në një përfundim. Më parë përpunojini strategjitë dhe planet, pastaj vërini në zbatim. Kalimi tranzit i Hënës në këtë shenjë do ju shqetësojë. Nuk do të mungojë ndonjë debat në punë apo pakënaqësi në çift, për fajin tuaj.

Virgjëresha

Pavarësisht të gjithave, puna ju pëlqen. Ndonëse nuk fitoni aq sa meritoni dhe se pritshmëritë tuaja janë të larta, do arrini të jeni të motivuar dhe krenarë për produktivitetin dhe korrektësinë tuaj.

Peshorja

Kjo e martë do të jetë mjaft e kënaqshme, e mbushur me lëvizje dhe argëtim. Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj, do të sjellë një shpërblim si nga pikëpamja financiare edhe në dashuri. Raporti në çift do të jetë harmonik, ndonëse nuk do të mungojë ndonjë grindje e vogël.

Akrepi

Shtëpia dhe familja do të kenë fuqinë për t’iu çlodhur. Të ndjerit të mbrojtur do të jetë e nevojshme, sidomos pasi Hëna ka ndikim negativ në humorin tuaj. Do të kaloni momente tensioni, ndoshta sepse ndodheni përballë një zgjedhjeje, që nuk e kishit menduar më parë se do të përballeshit.

Shigjetari

Dita do të jetë mjaft e këndshme, në sajë të vendit ku do të ndodheni. Për të lindurit e kësaj shenje, çdo gjë që i rrethon duhet të jetë e bukur dhe e kënaqshme, në mënyrë që ta duan jetën. Njerëzit fizikisht tërheqës, bëjnë pjesë në gjërat që i bëjnë për vete.

Bricjapi

Zgjedhja e rrugës më të shkurtër për të arritur një synim, mund të duket më e mira, por këtë të martë do të zbuloni se rruga e gjatë është më e mira. Mund të përfshiheni në rrugë të reja, të mundimshme dhe të përjetoni eksperienca të pazakonta.

Ujori

Hëna në shenjën tuaj, do e bëjë ditën magjike, ndonëse nga pikëpamja financiare do të keni disa vështirësi. Mendimet tuaja do të jenë shumë larg. Por duhet të jeni të gatshëm që të kapni fluturimthi një mundësi të mirë. Sektori i dashurisë, do të jetë në ditët më të mira.

Peshqit

Ndiqni sugjerimet e yjeve, këshillohet që si në përditshmërinë tuaj edhe me pushime të relaksoheni sa më shumë të mundeni. Do e ndjeni veten më së miri. Flini, çlodhuni ose në të kundërt hidhuni në aksion, por në mënyrë që të ndiheni të kënaqur dhe të qetë. /a.y/noa.al

Loading...