Transmetuar më 10-07-2017, 22:49

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Indi ku një 60-vjeçar ka ekzekutuar gruan e tij me plumb në kokë, vetëm se i shërbeu darkën me vonesë.

Ashok Kumar, natën që kreu krimin mbërriti i dehur në shtëpi dhe u përfshi në një zenkë me bashkëshorten Rupesh Singh, në shtëpinë e tyre në Ghaziabad të Indisë ku burri nuk ka mundur të durojë dhe i ka drejtuar armën asaj.

Gruaja 55-vjeçare u dërgua në spital e plagosur por nuk arriti të mbijetojë dot.

Bashkëshorti i së ndjerës, Ashok Kumar mësohet se e ka pranuar krimin dhe është penduar.

Dhuna në familje është një ndër krimet më të raportuara kundër grave në Indi, prej më shumë se një dekade./a.k/noa.al/