Transmetuar më 10-07-2017, 18:43

Një grua tenton të rrëmbejë një foshnjë të sapolindur. Ngjarja tronditëse u shënua ditën e sotme në klinikën Mangiagalli në Milano, të Italisë.

Protagonistja e tentativës së rrëmbimit, një grua Amerikano-Jugore, u bllokua nga personeli i spitalit.

Foshnja vetëm dhjetë ditëshe, ishte në krevat, në të njëjtën dhomë me të ëmën, në pritje për të dalë nga spitali, teksa gruan e kishte zënë gjumi.

E dyshuara, siç shkruan noa.al, e mori foshnjën në krahë dhe vrapoi drejt daljes, por personeli shëndetësor dyshoi mbi veprimet e saj dhe e bllokoi.

Kjo bëri që të lajmërohet policia, duke çuar në arrestimin e të dyshuarës. Fatmirësisht ngjarja nuk pati pasoja as për foshnjën dhe as për nënën, të cilat ashtu siç ishte parashikuar u larguan për në shtëpi. /a.y/noa.al