Transmetuar më 10-07-2017, 18:17

Qëllon me plumb në fytyrë të bijën dhe më pas simulon vetëvrasje. Ronald McMullen, 43 vjeç nga Norman, në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qëlloi në fytyrë të bijën Kailee McMullan, 22 vjeçe.

Fillimisht burri simuloi vetëvrasjen nga ana e vajzës, por më pas doli e vërteta.

Gjithçka ndodhi më 28 qershor, kur burri telefonoi ndihmën e shpejtë, duke thënë se e bija kishte qëlluar veten.

Pavarësisht ndihmës së shpejtë, Kailee gjeti vdekjen. Burri tha në polici se dëgjoi një të shtënë pistolete dhe vrapoi drejt së bijës, por nuk e shmangu dot tragjedinë.

Por policia krijoi dyshime ndaj versionit të tij, për shkak të gjurmëve të gjakut në rroba, ku nga analizat e kryera, rezultoi se ishte pikërisht babai ai që kishte qëlluar.

Menjëherë më pas, rezultoi se mes tyre raportet kishin qenë të tensionuara ndër vite dhe se vajza ishte ngacmuar seksualisht nga i ati qysh fëmijë. Kjo bëri që më 6 korrik pas hetimeve intensive, Ronald të arrestohet nga policia nën akuzën e vrasjes. /a.y/noa.al