Transmetuar më 10-07-2017, 11:11

Mjafton një ide origjinale për t’u bërë e famshme në rrjetet sociale e sidomos në Instagram. Në Antalya të Turqisë, Alya Chaglar, një grua piktore, “vesh” çdo ditë të bijën Stefani me lule, perime dhe fruta dhe i publikon fotografitë në profilin e saj në Instagram.

Brenda pak ditëve, fotografitë e vogëlushes tre vjeçare, kanë tërhequr vëmendjen e mbi 220 mijë personave.

Ndjekësit adhurojnë këto fotografi dhe spontanisht, kanë nisur të votojnë për veshjen e tyre të preferuar. /a.y/noa.al