Transmetuar më 10-07-2017, 09:14

Qeveria e Irakut thotë se qyteti i Mosulit është çliruar plotësisht nga i ashtuquajturi Shtet Islamik, tre vjet pasi u pushtua nga xhihadistët.

Jonathan Beale, korrespondent i BBC, është në zemër të qytetit të shkatërruar nga lufta dhe ka dëshmuar se ekipet e shpëtimit kanë nisur kërkimet për të mbijetuarit në ndërtesat e shkatërruara.

Forcat e Bagdadit patën mbështetjen ajrore të koalicionit dhe atë të luftëtarëve Peshmerga në terren gjatë ofensivës për të rimarrjen e Mosulit.

Muaj të tërë luftimesh, kanë shkatërruar pjesën më të madhe të Qytetit të Vjetër, përfshirë xhamine historike 850 vjeçare Grand al-Nuri bashke me minaren e saj 45 metra të lartë që xhihadistët e hodhën në erë së fundmi.