Transmetuar më 09-07-2017, 23:40

Vendet e Ballkanit do të bashkohen në një treg të vetëm ekonomik. Vendimi do të diskutohet mes krerëve të gjashtë vendeve në Samitin e Triestës, në të cilin do të marrin pjesë dhe kancelarja gjermane Agela Merkel si dhe Presideni i Francës Emanuel Makron.

Ministrja e Inovacionit dhe Administrates Milena Harito në intervistën e mbrëmjes në Ora Neës shprehet se Shqipëria do të ketë një rol lider në krijimin e këtij tregu, teksa nënvizoi investimet në zonat e lira ekonomike.

“Shqipëria dhe kryeministri Edi Rama ka pasur një rol të veçantë motor gjatë gjithë këtij procesi, dhe shpresojmë që në takimin e Triestes, ku do të miratohet nga 6 Kryeministrat e Ballkanit, zona ekonomike rajonale e cila do të përforcojë të gjithë bashkëpunimin ekonomik të Ballkanit, duke na bërë nga tregje të vogla dhe të copëzuara në një treg konsistent me 20 milionë konsumatorë”, tha Harito.

Duke folur për reformimin e administratës publike, Harito tha se në këtë 4 vjeçar qeveria do të kryejë të gjithë procesin e dixhitalizimit të të dhënave të 90 mijë punonjësve të adminstratës dhe të shërbimeve.

Ndërsa e pyetur mbi përplasjet gjatë fushatës elektorale, Harito akuzoi Ministrat teknikë se ushtruan presion mbi punonjësit e shërbimit civil në kundërshtim me ligjin.