Transmetuar më 09-07-2017, 23:23

Të gjithë bebet në barkun e nënës kanë flokë, ose më saktë e kanë kokën të mbuluar nga një shtresë pushi, e cila ka tendencën të zhduket rreth muajit të 8 të shtatzënisë. Gjatë lindjes, rritja e hormoneve të plaçentës shkakton rëniën e flokëve.

Gjatë muajit të 6-7 të shtatzanisë, fetusi mbulohet nga pushi, e cila formohet nga estrogjeni i prodhuar gjatë shtatzanisë, dhe që zhduket në muajin e 8. Gjatë javëve në vijim formohen flokët dhe vetullat.

Sipas mjekëve, disa fëmijë lindin pa flokë sepse gjatë lindjes ata përballen me një rënie të të gjithë flokut, por që kjo nuk do të thotë se folikulat e flokëve nuk ekzistojnë. Ato janë aty dhe do t’i japin jetë flokëve gjatë muajve në vijim.