Transmetuar më 09-07-2017, 21:06

E çuditshme por e vërtetë. Një çift me ngjyrë, nga Afrika, kanë sjellë në jetë një vajzë me lëkurë të bardhë, dhe mbi të gjitha, ajo është bionde.

Bëhet fjalë për mbrojtësin afrikan Felix Udoh, ish-lojtar i Partizanit në sezonin 2013-2014 dhe bashkëshorten e tij, Grace Andreë, të cilët kanë sjell në jetë jo një fëmijë me ngjyrë por një vajzë me lëkurë të bardhë. Ky rast duket se i ka suprizuar të gjithë miqtë e tyre.

Vetë Felix Udoh i është përgjigjur interesimit të një tifozi të Partizanit duke i thënë se “Zoti na krijoi të gjithëve në këtë botë. Ai tha që jam Zot i Universit. Ai nuk tha Zoti në Amerikë, Europë, Azi dhe Afrikë. Unë kam një fëmijë të bardhë, dhe kjo është një dhuratë nga zoti”. /k.k/noa.al/