Transmetuar më 09-07-2017, 19:50
Publicitet

Shumë prej nesh e kanë menduar shpesh që të largohen nga zhurma e qytetit për tu qetësuar në një vend ku nuk është askush.

Pas 18 vitesh në qytet, familja Atchley është ndër rastet e vetme që vendosi të largohet për të bërë një jetë normale në Alaskë.

David, Romey dhe djali i tyre 13-vjeçar janë familja e vetme që qëndron në një zonë të izoluar pranë lumit Noëitna.

Qyteti më i afërt me ta është rreth 320 km larg me motor dhe e bëjnë këtë rrugë sa herë që duhet të bëjnë pazar.

Edhe pse është vend i mbushur me arinj, ujq apo ka temperaturë -65 gradë, të gjithë bëjnë jetë normale dhe nuk kanë asnjë ankesë për këtë gjë.

Gazetarja Ed Gold shkoi te kjo familje për të fotografuar disa momente nga jeta e tyre, që tashmë janë bërë pjesë e ekspozitës në Coalchester’s Firstsite.

David i siguron të arduhrat duke punuar në një minierë ari rreth 160 km larg ose shet veshje të bëra në shtëpi. Kontakti i tyre me të tjerët është vetëm një herë në vit kur vizitojnë familjen në Alabama.