Transmetuar më 09-07-2017, 16:40

Jo vetëm njerëzit, por edhe majmunët mund të bëjnë foto selfie. I tillë është edhe ky rast, ku ky majmun i ka habitur të gjithë kur nëpërmjet një gardhi të rrethuar me tela, i vodhi telefonin njërit prej anëtarëve të stafit për të bërë selfie.

Kujdestrët në kopshtin zoologjik, në Birmingham Wildlife Conservation Park nuk mund t’u besonin syve pasi gjetën imazhin në celular.

Pronarja e telefonit, Rebeça Linarts përpiqej që ti bënte një foto, por majmuni Romany arriti që t’ia marrë celularin nga dora për ta shkrepur vetë fotografinë. Romany tashmë është bërë i famshëm në park pasi vizitorët janë impresionuar nga aftësitë e tij të jashtëzakonshme për të përdorur apartain celular, raporton Daily Mail.