Transmetuar më 09-07-2017, 16:16

Ai është gjithmonë protagonist, dhe nuk mund të mos bëhej edhe këtë herë. Fjala është për Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili gjatë kthimit nga Samaiti i G20-ës, u vendos në qendër të vëmendjes me gjestin që bëri.

Teksa po hipte në helikopter, ai pa që njërit prej marinsave që ndodhej aty i kishte rënë kapelje. Trump nuk u tregua indiferent, por u ul për ta marrë kapelen, dhe me kujdes ja vendosi marinsit në kokë.

Por, era e krijuar nga helikat e helikopterit ja rrëzoi sërish në tokë. Dhe përsëri Trump u ul për ta marrë, por këtë herët u kujdes kapiteni për t’ia dhënë marinsit. /k.k/noa.al/