Transmetuar më 09-07-2017, 15:17

Stina e "zbulimit" të trupit ka mbërritur dhe dieta bëhet prioritet për shumë nga ne. Në prag të verës kërkesa për të mbajtur dietë, për tu dobësuar 2-3-fishohet. Dietat e dobësimit të shpejtë kanë rezultuar jo të dobishme dhe për këtë është mirë të ndjekim një regjim ushqimi të zgjuar dhe, natyrisht të mos mbetemi të uritur.

Stina e verës ofron një larmi të veçantë të frutave dhe zarzavateve. Jo më kot, ndodh kështu; është pikërisht çfarë i nevojitet njeriut në këtë stinë. Këto bimë janë të pasura me ujë, për të cilin trupi ka nevojë më shumë se kurrë në verë.

Gjithashtu, ato na pajisin me disa mburoja mikroskopike që trupit tonë do t’i nevojiten për të përballuar kushtet e vështira të një klime të nxehtë dhe me lagështirë. Përveç kësaj, produktet e stinës na pajisin me ata ushqyes të cilat na duhen për tu përgatitur për stinët e ardhshme, më të varfra në zgjedhje. Kur them “hani zgjuar”, këtë, pikërisht dua ta them; ndiqni natyrën se ajo vetë ju udhëheq.

Frutat kryesore që ju bëjnë mirë janë: qershitë, pjeshkët, portokallet, kivi, etj. Këshillohet të konsumoni edhe rrush pasi ndihmon në rritjen e tensionin të ulët, nëpërmjet acideve të veçanta që ndihmojnë personat e moshuar.

Perimet

Shalqini dhe pjepri janë dy nga produktet që duhet të konsumohen në masë. Të dy këto produkte kanë përmbajtje të lartë të lëngjeve, atë që trupi ka më shumë nevojë gjatë temperaturave të larta. Por këshillohet edhe perimet si patëllxhani, brokoli, qepa, lakrat etj, të cilat i japinn më shumë energji trupit të njeriut, për të përballuar temperaturat mbi 35 gradëcelsius.

Ujë

Gjatë muajit korrik dhe gusht trupi i njeriut ka më shumë nevojë për ujë se sa për ushqim. Një studim në SHBA ka zbuluar se ata persona që nuk pinë mjaftueshëm ujë gjatë verës, kanë një risk më të madh për tu prekur nga sëmundje të ndryshme. Minimalisht duhet të pini 3-4 litra ujë në ditë, ndërsa ata persona që konsumojnë më shumë, kanë risk të vogël për tu prekur nga sëmundjet.

Lëngje

Frutat e shtrydhura këshillohet të konsumohen çdo ditë. Lëngu i bananes, luleshtrydhes, i portokallit mbrojnë organizimin nga sëmundjet dhe mbi të gjitha i japin më shumë rezistencë. Lëngjet duhet të konsumohen në oraret e drekës dhe të darkës. Ata persona që mbajnë dietë mund të pinë lëngje, pa patur frikë se mund të shtojnë në peshë, pasi zëvendësohet edhe ushqimi nëpërmjet vitaminave që ato kanë. /b.l/noa.al/