Transmetuar më 09-07-2017, 14:52

Territori shqiptar do të dominohet nga kthjellimet në pjesën më të madhe të tij deri në mesditë kur në zonat malore veriore dhe verilindore do të shfaqen vranësira kalimtare.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës, mbetet me kthjellime në gjithë ultësirën perëndimore ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore lindore, më të dukshme në verilindje dhe juglindje të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje, më e ndjeshme në orët e mesditës duke bërë që termometri të ngjitet mbi 38ºC. Era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi deri 28 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare  dallgëzim 2 ballë.

Europa

Europa Perëndimore mbetet në kushte të stuhive dhe shirave intensivë deri në zonën e Alpeve Europiane. Po ashtu, me vranësira e shira të dobët paraqitet situata në Qendër të Europës. Ndersa kthjellime dhe temperatura të larta do të dominojnë Europën Jugore dhe Lindore. /b.l/noa.al/