Transmetuar më 09-07-2017, 13:35

Një akrobat nga Bighton ka humbur jetën pasi ka rënë nga 30 metra lartësi gjatë një performance në Spanjë. Akrobati Pedro Aunión Monroy ra nga lartësia, ndërsa mjekët u përpoqën 30 minuta për ta shpëtuar atë, gjë që nuk arritën dot.

Monroy me origjinë nga Portslade, i cili u trajnua në shkollat ​​e “Pilar López, Cristina Rota” dhe në Konservatorin Mbretëror të Valleve, kishte kompaninë e tij të performancës, “In Fact Aerial Dance”, me seli në Brixton të Londrës. Ai gjithashtu ka punuar si terapist i vetë-punësuar në The Grand Hotel, Brighton.

Duke folur për BBC, drejtori i përgjithshëm i hotelit Andrew Mosley tha: “Të gjithë jemi shumë të trishtuar kur dëgjuam lajmin. Është lajmi më i tmerrshëm dhe zemrat tona shkojnë tek miqtë dhe familja e tij”.