Transmetuar më 09-07-2017, 13:20

Ka ardhur koha të qëndroni larg teknologjisë...

1. Dërgo mesazhe me postë

Mund të duhen disa minuta më shumë për të dërguar një letër, se sa për të bërë një “like” në statusin e Facebook-ut të dikujt, por letra e shkruara me dorë janë shumë më të rëndësishme dhe ngushëlluese. Provoni këtë javë të shkëputeni nga mediat sociale për të dërguar disa kartolina drejt miqve apo pjesëtarëve të familjes. Mund të gjeni një kartolinë për pak a shumë gjithçka. Nëse doni të jeni vërtetë krijues, bëjeni vetë kartolinën. Merrni disa lapsa me ngjyra, pulla dhe përgatisni një kartolinë të personalizuar. Keni një artist brenda jush, që po pret të çlirohet.

2. Shijo qetësinë

Të kaloni kohë në vetmi i qetë, është një mënyrë e shkëlqyer për të reduktuar stresin. Merrni disa momente, të mbyllni sytë dhe të pushoni. Mund të meditoni, luteni, ose të shkruani në ditar. Ose thjeshtë mund të shijoni paqen dhe qetësinë që ju rrethon. Mund të zbuloni se duke kaluar kohë në qetësi, mund t’ju ndihmojë të rrisni krijueshmërinë tuaj. Në fund të fundit, shumë njerëzve, idetë më të mira u vijnë në dush.

3 Takohuni personalisht me njerëzit

Mediat sociale janë të mrekullueshme, sepse na lejojnë të lidhemi në çast me njerëzit përreth globit. Megjithatë, pavarësisht sa i madh të jetë një komunitet online, lidhja në internet nuk është njësoj si takimi personalisht. Kaloni kohë larg mediave sociale dhe takohuni me njerëzit. Mund të shkoni në palestër, për një kafe, apo edhe një birrë mbrëmjeve. Çelësi është të takoheni dhe të shijoni kohën që kaloni sëbashku.

4. “Rikrijojeni” veten tuaj

Kur çliroheni nga mediat sociale, nuk do të bombardoheni më prej jetëve dhe mendimeve të të tjerëve. Koha dhe mendja juaj do të jenë të lira për eksplorimin e hobeve të rinj. Mund të jetë një shans i mirë për të rizbuluar veten tuaj, pasionin dhe gjërat që ju motivojnë. Kështu që, shkëputuni ngamediat sociale dhe fokusohuni në atë që vërtetë ka rëndësi për ju.