Transmetuar më 09-07-2017, 11:15

Periudha e shtatzënisë është më e bukura që mund t’i ndodhë një gruaje, por njëkohësisht edhe më e çuditshmja. Trupi i gruas është gjatë gjithë kohës në ndryshim të vazhdueshëm dhe së bashku me fizikun edhe ana emocionale.

Hormonet në periudhën e shtatzënisë arrijnë kulmin dhe kështu ndikojnë edhe në veprime apo edhe në jetën e femrave. Gratë shtatzënë janë gjithmonë e më tepër të hutuara.

Asnjëherë mos i besoni gjëra të rëndësishme pasi gjasat janë që do i harrojnë. Hormonet e shumta mbingarkojnë edhe memorien e tyre, shkruan “21Media”. Mos u çudisni kur të gjeni brenda në frigorifer çantën apo edhe çorapet.

Femrat gjatë shtatzënisë janë shumë të ndjeshme, dhe madje edhe ndjesitë e tyre janë të forta. Ato kanë aftësinë të parandjenjë diçka të keqe që mund të ndodhë dhe intuita e tyre është shumë e zhvilluar. Besojini gjërave që ju thonë.

Një grua shtatzënë mund të ndjejë aroma të cilat njerëzit i kanë shumë të vështira ti nuhasin. Shqisat e tyre janë në kulmin e tyre, por nuhatja është ajo që mban rekordin.