Transmetuar më 09-07-2017, 11:01

Mosaplikimi i kremit kundër diellit në zonën përreth syve, hundës dhe qafës rrit rrezikun e prekjes nga kanceri. Ekspertët paralajmëruan se dështimi për të aplikuar krem dielli në të gjithë fytyrën, si dhe paralajmërimet mbi shishet e kremit të diellit për të shmangur zonën e syve, po vë në rrezik jetën.

Më shumë se 90 për qind e karcinogjenave qelizore basale, lloji më i zakonshëm i kancerit të lëkurës në Angli shfaqen në kokë ose në qafë. Po kështu shifrat tregojnë se pesë deri në 10 për qind e të gjitha kancerëve të lëkurës shfaqen në qepallat.

Shkencëtarët kryen një studim ku u përfshinë 57 persona. Ekipi nga Universiteti i Liverpool i kërkoi pjesëmarrësve të aplikonin kremin e diellit në fytyrë, por nuk u dhanë udhëzime të mëtejshme. Një aparat fotografik i ndjeshëm ndaj UV u përdor për të marrë fotografi para dhe pas aplikimit të kremrave të diellit.

Mesatarisht, njerëzit lanë 9.5 për qind të gjithë fytyrës pa lyer, më së shpeshti kapakët (13.5 për qind) dhe zonën midis këndit të brendshëm të syrit dhe urës së hundës (77 për qind). Ekspertët thonë se njerëzit duhet të marrin masa shtesë, kur ekspozohen ndaj diellit të tilla si vënia e syzeve.