Transmetuar më 09-07-2017, 09:45

Temperaturat e larta të motit kanë bërë që shumë qytetarë të zgjedhin që të kalojnë këtë ditë pushimi në plazh.

Por si pasojë e kësaj dyndje ata kanë mbetur të bllokuar në trafik, ku raportohet se problematike paraqitet aksi rrugor "Tiranë-Gjiri i Lalzit" në të cilin janë krijuar radhë të gjata automjetesh.

Lidhur me këtë situatë policia ka bërë një thirrje për drejtuesit e automjeteve që të kalojnë nga Ndroqi për të shmangur trafikun e rënduar.

“Policia Rrugore njofton se aksi rrugor Tiranë – Gjiri i Lalzit e anasjelltas  është i mbingarkuar.  Ka fluks të madh lëvizjesh të automjeteve. Janë të lutur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa në akset rrugore Lezhë- Shengjin, Shkodër – Velipojë; Fier dhe Vlorë situata e trafikut është mbi normalen e javës, por nuk ka probleme. /b.l/noa.al/